“Taysoni shqiptar” rikthehet më 21 maj në ring

Nata e 21 majit do të jetë emocionuese për të gjithë shqiptarët. Përveç meçit të Arnold Gjergjajt ndaj David Haye, që do të zhvillohet në Londër, në Olten të Zvicrës na pret një meç po aq interesant.

Pas një pauze prej 15 muajve, në ring do të kthehet boksieri i mirënjohur shqiptar, Nuri Seferi. “Taysoni shqiptar” të shtunën në mbrëmje do të sfidojë bullgarin Yavor Marinchev, në një ndeshje prej tetë rundesh.

Për boksierin tonë që jeton në Zvicër ky do të jetë një luftim për rrugëtimin e tij drejt titullit të kampionit në kategorinë WBO.

Seferi, përmes rrjeteve të tij sociale, ka thënë se ndeshja e së shtunës do të jetë një hap i vështirë, por jo i pakalueshëm, ndërsa ka kërkuar mbështetje nga publiku dhe simpatizantët e tij.

“Ndeshja ime e radhës po afron dhe përgatitjet kanë arritur në fazën finale. Uroj që gjithçka të ecë në mënyrën e duhur dhe besoj që fitorja nuk do të mungojë. Këtë event edhe më madhështor e bën mbështetja juaj”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.

Boksieri bullgar Marinchev në vitin 2010 ka boksuar me boksierin Arnold Gjergjaj, ku humbi me vendim unanim pas 6 rundesh.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*