Proektet dhe aktivitetet

ZËVENDËSDREJTORI PËR MIGRACION, OSMAN SHUKRIU TAKON PËRFAQËSUESIT E SHQIPTARËVE TË KANADASË

Zëvendësdrejtori Osman Shukriu, ka takuar një delegacion të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze të Torontos i drejtuar nga kryetarja e saj, Ruki Kondaj.

Në fokus të bisedës së zhvilluar në këtë takim, ku po merrnin pjesë edhe ish-kryetari i Komunitetit Shqiptaro-Kanadez, Ferzi Bekiri dhe këshilltari për diasporën shqiptare, Zekiria Aliu, ka qenë gjendja dhe  statusi i shqiptarëve pavarësisht nga prejardhja territoriale, përkatësia fetare apo profesionale, duke përfshirë edhe nënshtetasit kanadezë.

 

FILLON PANAIRI I NDËRTIMTARISË 2011

Në Panairin e Shkupit prej sot deri më 5 mars nën moton “Ndërtojmë ardhmëri” do të mbahet Panairi i 8-të pët ndërtimtari, materiale ndërtimore dhe mekanizën ndërtimor. Panairi i sivjetmë do të përqëndrohet në ekologjinë si trend aktual në ndërtimtari dhe në shfrytëzimin e eko materialeve dhe burimeve ripërtërirëse të energjisë, ndërsa në të do të prezantohen rreth 300 ekspozues.