Plani strategjik

Plani strategjik i Agjencisë e Migracionit
Plani strategjik i Agjencisë e Migracionit është plan afatmesëm i aktiviteteve, i cili paraqet bazën për definimin dhe realizimin e qëllimeve të përgjithshme dhe konkrete të Agjencisë.
Përmes realizimit të aktiviteteve të planit strategjik, Agjencia e Migracionit duhet t’u përgjigjet obligimeve që dalin nga kompetencat e saja të caktuara me Ligjin për organizim dhe punën e organeve të administratës shtetërore(neni 31)dhe me vendimet e Qeverisë …..më shumë

PLANI STRATEGJIK

Plani strategjik i Agjencisë e Migracionit është plan afatmesëm i aktiviteteve, i cili paraqet bazën për definimin dhe realizimin e qëllimeve të përgjithshme dhe konkrete të Agjencisë.
Përmes realizimit të aktiviteteve nga plani strategjik, Agjencia e Migracionit duhet t’u përgjigjet obligimeve që dalin nga kompetencat e saja të caktuara me Ligjin për organizim dhe punën e organeve të administratës shtetërore(neni31) dhe me vendimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i sjellë në mbledhje e dytë të Qeverisë, më 5 shtator të vitit 2006.
Plani strategjik i Agjencisë e Migracionit do të realizohet nëpërmjet (5) grupeve të aktiviteteve, i shfaqur me Program të veçantë për punë, me prioritet të caktuar për realizim.

1. RI-INTEGRIMI I MËRGIMTARËVE NGA MAQEDONIA

Ri-integrimin i mërgimtarëve nga Maqedonia përfshinë një tërësi të aktiviteteve të cilat Agjencia e Migracionit deri tani i kryente në pajtim me kompetencat e saj ligjore, si dhe aktivitete të cilët do t’i kryejë në pajtim me vendimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe atë:
-Zhvillimi i një rrjeti sistematik me njësi rajonale të pushteti qendror, si dhe me pushtetin lokal dhe në veçanti me BNJVL.
-informimi i mërgimtarëve për potencialet ekonomike të Republikës së Maqedonisë, për degët e caktuara ekonomike dhe në kuadër të Njësive të Vetëqeverisjes Lokale;
-Dhënia e ndihmës profesionale të mërgimtarëve në procesin e investimit në kapacitet ekonomike të Republikës së Maqedonisë,
-Dhënia e ndihmës teknik-profesional në planin e eksportit të prodhimeve nga Maqedonia në vendet e huaja;
-Kontakte në Republikën e Maqedonisë me mërgimtarët nga Maqedonia;
-Krijimi i kushteve për inkuadrimin e mërgimtarëve në jetën ekonomike të Republikës së Maqedonisë, përmes investimit në ekonominë e Maqedonisë.
-Informimi i mërgimtarëve përmes faqes së internetit të Agjencisë e Migracionit për ligjet nga sfera ekonomisë dhe për gjendjen ekonomike në Republikën e Maqedonisë.
-Punimi i materialeve në formë elektronike dhe të shkruara me ligje ekonomike që janë relevante për investim në Republikën e Maqedonisë dhe formimi i shoqatave tregtare, broshura kompakt disqe të veçanta “Investoni në Maqedoni”;
-Botimi dhe shtypja e materialeve (broshura,buletin dhe gj.)me informatat themelore për zbatimin e vendimeve të caktuara ligjore nga sfera ekonomike;
-Përgatitja e një ueb faqe të posaçme në të Agjencisë e Migracionit, me përmbajtje të caktuara të dobishme për inkuadrimin e mërgimtarëve në jetën ekonomike të Republikës së Maqedonisë (tekste integrale të ligjeve nga sfera ekonomike, në veçanti për investime në RM, si dhe prezantimi i potencialeve ekonomike të RM sipas sferave dhe sipas njësive të vetëqeverisjes lokale, formimi i shoqatave tregtare, të dhëna për sistemin tatimor dhe bankar në RM dhe ngjashëm)

– Mbajtja e biznes seminareve në Republikën e Maqedonisë dhe në mjediset ku jetojnë mërgimtarët, me pjesëmarrje të drejtpërdrejt të biznesmenëve të njohur nga Republika Maqedonisë dhe biznesmenët-emigrantë nga Maqedonia, ose pjesëmarrja e tyre nëpërmjet lidhjes video– konference;
-Krijimi i adresarëve të biznesmenëve–mërgimtarë nga Maqedonia, menaxherë dhe firma nga mërgata në ueb faqen e Agjencisë, si dhe botimi dhe distribuimi i adresarit në formë elektronike dhe të shtypur.
-Dhënia informatave të përgjithshme mërgimtarëve rreth ri-integrimit të tyre, si dhe udhëzimi i mërgimtarëve në institucionet kompetente të Republikën e Maqedonisë për zgjidhjen e nevojave të tyre;

2. NXITJA NË ZHVILLIMIN KULTUROR TË MËRGIMTARËVE

Përparimi në zhvillimin kulturor përfshinë ndërmarrjen e aktiviteteve që do të thotë ruajtjen e identitetit kombëtar, kulturor, arsimor dhe gjuhësor të mërgimtarëve nga Maqedonia që janë jashtë. Këto aktivitete kanë për qëllim gjeneratën më të re të mërgimtarëve.
-Ribotimi dhe shumëzimi i veprës audio-vizuale, dedikuar fëmijëve “Abetarja”;
-Përpunimi i emisioneve në formë elektronike, shumëfishimi dhe distribuimi i emisioneve me karakter arsimor “Maqedonia, vendi i mrekullueshëm”,
-Ribotimi, shtypja dhe distribuimi i Abetares prej vitit 1925;
-Përgatitja në formë elektronike të këngëve dhe valleve burimore maqedonase, shumëzimi dhe distribuimi e tyre;
-Përgatitja në formë elektronike të filmave dokumentarë me karakter arsimor, shumëzimi dhe distribuimin e tyre;
-Shpallja e informatave nga fusha e kulturës në web faqen, publikimi i temave dhe shkrimeve nga arti figurativ dhe muzikor, si dhe shkrime për personalitete të caktuara nga arti;
-Pasurimi në vazhdimësi i bibliotekave të organizatave të mërgimtarëve, nëpërmjet evidentimit të nevojave të tyre me aktivitetet të drejtuara në ribotim, botim dhe distribuimin e librave me rëndësi nga autorët maqedonas dhe nga autorët e Maqedonisë, si dhe autorë të cilët shfaqin kulturën e bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë;
-Participimi në shpenzimet për botim e librave nga autorët të mërgatës me tema nga sfera e mërgatës, kulturës dhe historisë së Maqedonisë;

-Përgatitja e revisë “Maqedonia” për mërgimtarët e Maqedonisë dhe prezantimi i saj në faqen e internetit të Agjencisë e Migracionit, në formatin PDF, të përgatitur për botim nga mërgimtarët e interesuar (pa pagesë) si dhe botimin periodik nga ana e Agjencisë;
-Aktivitete për prezantimin e kulturës maqedonase në mjediset ku ata jetojnë mërgimtarët (ekspozita, koncerte, aktivitete letrare dhe ngjashëm);
-Aktivitete lidhur me organizimin e takimeve dhe ngjarjeve kulturore nga sfera të ndryshme në Republikën e Maqedonisë, të cilët do të prezantohen mërgimtarët nga Maqedonia dhe
-Aktivitete lidhur me shënimin e ngjarjeve dhe të personaliteteve të shquar me interes kombëtar.

3. AVANCIMI I POZITËS DHE TË DREJTAVE TË MËRGIMTARËVE NGA MAQEDONIA

-Vëzhgimi, analizimi dhe propozimi i akteve dhe masave për përparimin e pozitës dhe të drejtave të mërgimtarëve nga Maqedonia;

-Studimi i dispozitave ligjore nga sfera e ekonomisë dhe propozimi i akteve dhe masave për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të caktuara dhe vendimeve ligjore, me interes për mërgimtarët;

-Zhvillimi i fushatës për të nxit mërgimtarët nga Maqedonia që të zgjedhin statusin shtetësisë në Republikën e Maqedonisë;

-Ndihmesë për zgjidhjen e të drejtave dhe interesave të caktuara në Republikën e Maqedonisë, duke i dërguar në institucionet kompetente;

-Formimi i rubrikës në faqen e internet të Agjencisë, me titull Pyetje-Përgjigje

-Sigurimi dhe evidentimin i të dhënave statistikore për mërgatën, nga burime të ndryshme(lista e vendeve të huaja, të dhënat nga MPB, nga ambasadat e huaja e tjerë)

-Propozimi i ndryshim në legjislaturën ligjore, e cili rregullon çështjen e regjistrimit të mërgimtarëve nga Maqedonia;

-Krijimi i kushteve për inkuadrimin e tyre në jetën politike-publike në Republikën e Maqedonisë, nëpërmjet inkuadrimit të tyre në procesin zgjedhor të Republikës së Maqedonisë dhe realizimi i të drejtës zgjedhore aktive dhe pasive të mërgimtarëve.

4. INFORMIMI I MËRGIMTARËVE ME GJENDJEN NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË
-Informimi i shpejtë dhe cilësor të mërgimtarëve me gjendjen e jetës ekonomike, politike dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë nëpërmjet faqes së internetit të Agjencisë e Migracionit, si mjet efikas informativ;

-Shpalljen e përmbajtjeve në faqen e internetit në tri gjuhë, në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze (tri gjuhësh);

-Informimi në faqen e internetit për aktivitet e Agjencisë, si dhe për aktivitetet e mërgimtarëve, shpallja letrave të tyre, shpalljet dhe përgjigjja në pyetjet e parashtruara nga sferat e ndryshme, të parashtruar nga mërgimtarët;

-Hapjen e rubrikës së posaçme “Faqet e mërgimtarëve” në faqen ekzistuese të Agjencisë e Migracionit, ku mërgimtarët do të kenë mundësi drejtpërdrejtë të përbëjnë faqen e internetit, me mundësi që në mënyrë të pavarur të dërgojnë informatat për aktivitetet e tyre,

-Aktivitete lidhur me pasurimi në vazhdimësi të faqes së internetit të Agjencisë, me përmbajtje dhe rubrika të reja ;

-Përgatitja e kalendarëve me festa e patronazhe dhe me jubile tjera të organizatave të mërgimtarëve dhe komunave kishtare.

5. AVANCIMI I LIDHJEVE ME MËRGIMTARËT NGA MAQEDONIA

Mbajtja e komunikimit të përditshëm me mërgimtarët individual dhe me organizatat e mërgimtarëve, nëpërmjet të gjitha mjeteve që ka për komunikim (Viop sistemit të bisedës telefonike me hyrje në internet, përmes postës dhe me postë elektronike);

-Takime të drejtpërdrejta në vendet ku jetojnë mërgimtarët, por takime edhe në Republikën e Maqedonisë;

-Azhurnimi bazës së të dhënave me kontakt –adresa të asociacioneve të mërgimtarëve nga Maqedonia, komunave kishtare dhe formimi i adresarit me mërgatën nga Maqedonia, me përpunimin detal të profileve të ndryshme për çdo organizatë të mërgimtarëve( numri i anëtarëve, struktura e tyre profesionale, prej të cilit vend të Maqedonisë kanë migruar, aktivitetet themelore të organizatës, jubile të e tyre, si dhe detektimi të investitorëve potencial prej atyre vendeve )

-Përgatitja adresarë të mërgimtarëve dhe organizatave të mërgimtarëve, pjesëtarë të bashkësisë shqiptare nga Republika e Maqedonisë;

-Shpallja e adresarëve në faqen e internetit të Agjencisë;

-Përgatitja e adresarëve në formë elektronike dhe të shkruar ;

-Përgatitja e materialeve propagandistike për Republikën e Maqedonisë (afishe të qyteteve të RM dhe afishe në të cilën janë të prezantuar bukuritë natyrore të Maqedonisë);

-Ndërmarrja me aktiviteteve propaganduese, lidhur me mbajtjen manifesteve historike e tjerë;

-Përgatitja e materialeve në formë elektronike dhe të shkruar me përmbajtje të ndryshme për Republikën e Maqedonisë (nga sfera politike, ekonomike, kulturore, turistike, dhe ngjashëm).

Si grupe qëllimore që janë të caktuar aktivitet e Agjencisë e Migracionit, e që e përbëjnë planin strategjik të Agjencisë, si dhe aktivitetet e tjera nga grupet e caktuar me prioritet

1. “Ri-integrimi i mërgimtarëve nga Maqedonia “dhe prioriteti

2. “Nxitja e zhvillimit kulturor të mërgimtarëve “, në pajtim me përcaktimin strategjik të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të cilët janë për biznesmenët nga diaspora maqedonase dhe gjenerata më e re e mërgimtarëve nga Maqedonia.

Drejtor,
Vasil Naumov