Për ne

Kompetencat e Agjencisë e Migracionit të Republikës së Maqedonisë

Agjencia e Migracionit të Republikës së Maqedonisë i kryen punët dhe detyrat të cilët kanë të bëjnë me pozitën dhe të drejtat e mërgimtareve nga Maqedonia, i ndihmon në zhvillimin e tyre kulturor dhe në përparimin e lidhjeve me ata dhe me organizatat e tyre, i njofton mërgimtarët nga Maqedonia me gjendjen në Republikën e Maqedonisë, krijon kushte për kthimin e mërgimtarëve në Republikën e Maqedonisë, krijon kushte për inkuadrimin e mërgimtarëve në jetën publike dhe afariste në Republikën e Maqedonisë dhe kryen çështje tjera të caktuar me ligj.

Agjencia e Migracionit është transferuar në lokale te reja, në adresën

Rr . Makedonija”, nr. 19
1000 Shkup
tel:+389 2 3228 212 faks: +389 2 3118 539

infoshqip@minisel.gov.mk

Organizimi i Agjencisë e Migracionit të Republikës së Maqedonisë
Në Agjencinë ekzistojnë dy Sektorë, dhe atë:
1. Sektori për çështje juridike, ekonomike dhe të përgjithshme
Në Sektorin për çështje juridike, ekonomike dhe të përgjithshme kryhen punët si vijojnë: përpunimin profesional të dispozitave ligjore dhe nënligjore të Maqedonisë dhe njoftimi i mërgimtarëve me të njëjtat, informimin i mërgimtarëve për gjendjen ekonomike në Maqedoni me mundësi për inkuadrimin e tyre në rrjedhat ekonomike në vend, dhënia e informatave mërgimtarëve për ri-integrimin e tyre, si dhe udhëzimin e tyre në institucionet kompetente të vendit.

2. Sektori për mirëmbajtjen dhe përparimin e lidhjeve me mërgatën
Në Sektorin për mirëmbajtjen dhe përparimin e lidhjeve me mërgatën kryhen punët si vijojnë: mirëmbajtjen e kontakteve të rregullta me organizatat e emigrantëve dhe me mërgimtarët individualë, informimi i shpejtë të mërgimtarëve në formë elektronike dhe nëpërmjet mediave tjera, botimi i librave dhe broshurave të cilat janë në interes të mërgimtarëve, inkuadrimin e mërgimtarëve në jetën publike dhe kulturore në Maqedoni, i ndihmon ata në zhvillimin kulturor në vendet ku jetojnë dhe i pasuron bibliotekat e organizatave të mërgimtarëve.
Në Sektorin për çështje juridike, ekonomike dhe të përgjithshme ka dy seksione, dhe atë:
-Seksioni për çështje juridike dhe të përgjithshme
Në Seksionin për çështje juridike dhe të përgjithshme kryhen punët si vijojnë: përpunimi profesional i dispozitave, ligjeve dhe akteve ligjore dhe njoftimi i mërgimtarëve me ato, i njofton me pjesët nga rregullativa ligjore të vendeve ku jetojnë mërgimtarët e Maqedonisë, që janë në interes të tyre, vazhdimisht i ndjekë dispozitat nga natyra ekonomike financiare dhe i njofton mërgimtarët me të njëjtët, organizon aksione humanitare dhe donacioneve prej mërgimtarëve.
-Seksioni për çështje ekonomike dhe ri-integrim
Në Seksionin për çështje ekonomike dhe ri-integrim kryhen punët si vijojnë: ndjekja, mësimi dhe prezantimi i dispozitave ekonomike në faqen e internetit të Agjencisë, informimi i mërgimtarëve për mundësitë për regjistrimin e shoqatave tregtare në Maqedoni, informimi i tyre për mundësitë për të investuar në vend, lidhja e mërgimtarëve me organet kompetente të vendit:Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Financave, institucionet bankare, Odat Ekonomike, krijimi i kushteve për ri-integrimin e tyre në Maqedoni dhe përfshirjen e tyre në jetën publike, afariste dhe kulturore në vend.
Në Sektorin për mirëmbajtjen dhe përparim të lidhjeve me mërgatën ka tre seksione, dhe ato:
-Seksioni për komunikim dhe bashkëpunim operativ me mërgatën;
Në Seksionin për komunikim dhe bashkëpunim operativ kryhen punët si vijojnë: mirëmbajtja e kontakteve të rregullta dhe komunikim me organizatat e mërgimtareve përmes postës, postës elektronike, faqes së internetit të Agjencisë, me telefon dhe ngjashëm: azhurnimi ditor dhe përpunimi i përmbajtjeve nga kontaktet e vendosura (marrja e informatave, pyetjet e parashtruara, këshilla, shërbime) vendosja e tyre në seksione tjera të Agjencisë ose në institucione tjera të shtetit, rregullimi i korrespodencës së tërësishme; ruajtja e bazave të të dhënave si për organizatat e mërgimtarëve, ashtu edhe për individët e përmendur.
-Seksioni për informim;
Në Seksionin për informim kryhen punët si vijojnë: informimi i mërgimtarëve nëpërmjet faqes së internetit të Agjencisë(rregullimin e saj, azhurnimi, përgatitja dhe zgjedhja e të gjithë përmbajtjeve të saj); informacioni nëpërmjet revistave periodike informative (përgatitja e saj, botimi dhe distribuimi); bashkëpunimi me agjencitë informative, mediat elektronike dhe të shkruara në Maqedoni; administrimi i postës elektronike; përgatitja teknike për botimin e librave dhe broshurave, video dhe audio shkrimet për nevojat e mërgimtarëve.
-Seksioni për zhvillimin kulturor të mërgimtarëve
Në Seksionin për zhvillimin kulturor të mërgimtarëve kryhen punët si vijojnë: informimi i mërgimtarëve për të gjitha lëmitë e jetës kulturore në Maqedoni dhe inkuadrimi i tyre në jetën publike dhe kulturore në shtet; i ndihmon ata në zhvillimi kulturor të mërgimtarëve në vendet ku jetojnë me nxit aktivitete nëpërmjet organizimit të shoqatave letrare, radiostacioneve, gazetave, shoqatave sportive edhe me organizimin ekspozitave, promovimin të librave dhe të ngjashëm; prezantimi i kulturës maqedonase në vendet ku ata jetojnë; grumbullimi dhe distribuimi ditor i informatave për ngjarjet të jetës kulturore në vend dhe në vendet ku jetojnë mërgimtarët dhe prezantimi i tyre në faqen e internetit të Agjencisë.