OEMVP organizon Panairin e përgjithshëm ndërkombëtar “Zvicra – 2016”

Me qëllim të ngritjes së nivelit të bashkëpunimit, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe kompania “Albpress”, me seli në Winterthur të Zvicrës, sot kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi me pikësynim organizimin e Panairit për përkrahjen dhe zhvillimin e ekonomisë në Maqedoni. Me këtë memorandum OEMVP dhe kompania “Albpress” pajtohen që për interesa të përbashkëta të asistojnë, promovojnë, përkrahin dhe të ngritin nivelin e bashkëpunimit reciprok në mes tyre. Ndër të tjera me këtë Memorandum do të kontribuojnë në drejtim të zhvillimit, përkrahjes dhe promovimit të produkteve vendore që t’i nxjerrin në tregun ndërkombëtar dhe ofrimit të shërbimeve përkatëse për ndërmarrjet e interesuara.

Kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha tha se OEMVP mbetet e përkushtuar që të bashkëpunojë me të gjitha bizneset që investojnë në vendin tonë dhe me këtë memorandum Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore merr përsipër organizimin e bizneseve shqiptare në Maqedoni që të marrin pjesë në Panairin shqiptar “Zvicër 2016”, si dhe organizimin e një konference të përbashkët për media, ku afaristët dhe opinioni në përgjithësi do të njoftohen për aktivitetet e Panairit shqiptar “Zvicra 2016”.

Sipas kryetarit Hoxha, qëllimi është që kjo marrëveshje mos të jetë e shkruar vetëm në letër, por të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të imazhit të produkteve të bizneseve tona në Zvicër.

Panairi do të mbahet më 18, 19 dhe 20 Qershor 2016 në Langenthal të Zvicrës dhe do të marrin pjesë ndërmarrjet nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Zvicra dhe më gjerë.

Drejtori i kompanisë, “Albpress”, Sulejman Sulejmani, tha se qëllimi i organizimit të Panairit është senzibilizimi i kompanive që produktet e tyre t’i nxjerrin në tregun ndërkombëtar dhe të rritet interesimi për produktet tjera që nuk janë në tregun zvicëran. Kjo nënkupton që produktet dhe shërbimet cilësore që ekspozohen në panair të bëhen pjesë e kompanive dhe familjeve në Zvicër.

Ky panair do të shërbejë edhe si mundësi që kompanitë pjesëmarrëse të kontaktojnë direkt me përfaqësues të kompanive të mëdha zvicërane, të cilat do të jenë pjesëmarrëse në panair.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*