Në Shkup mbahet debat i hapur për arsimin në Maqedoni

Të shtunën, pra 19 mars, në ora 11 e 30, organizohet debat publik me temë ”Meritojmë arsim më të mirë!”, organizuar nga Qendra për tolerancë ndëretnike dhe refugjatë, si dhe nga Edukatorët Maqedonia.

Debati do të mbahet në sallën ”Dare Xhambaz” në Shkup, ndërkaq seria e debateve të këtilla do të përmbyllet me temën ”Si të krijojmë arsim që do të ndërtojë qytetarë aktiv dhe rebelë”.

Organizatorët ftojnë të gjithë edukatorët, nxënësit, studentët, prindët dhe të tjerë të interesuar që të marrin pjesë në këtë debat të hapur dhe të japin kontributin e tyre përmes diskutimeve.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*