MËRGIMTARI HAP FABRIKËN PËR PRODHIME FRUTORE PA GAZ NË TETOVË

pluskompaniMërgimtari Bislim Saiti nga Sllatina e Tetovës, mbi 20 vite me punë të përkohshme në Gjermani në bashkëpunim me pronarët e kompanisë ‘Trading-Berlin’ sollën investim në vendlindje më shumë se 1.5 milionë euro ndërsa kanë punësuar më shumë se 15 persona. Fabrikën e kanë ndërtuar në fshatin Sllatinë të komunës së Tearcës. Sipas përfaqësuesit Plus Kompanisë’, Sali Jonuzi, mjetet e kursyera nga puna në Gjermani dhe dëshira e tyre e madhe për të investuar në vendlindje i kanë nxitur aktivitetet për ndërtimin e objekti për prodhim e lëngjeve  frutore pa gaz dhe joalkoolike në bashkëpunim me kompaninë gjermane. Sipas investitorëve, e gjithë teknologjia për përpunimin e lëngjeve është sjellë nga Gjermani, Bullgaria dhe prodhime të Maqedonisë. Me punë Plus Kompani’ filloi më 10 dhjetor të këtij vitit.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*