Lista e informacioneve me karakter publik

Në bazë të nenit 9 të Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik (Gazeta zyrtare të RM nr.13/06) dhe neni 3 nga Udhëzimi për mënyrën dhe procedurën për zbatimin e Ligjit për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, AGJENCIA E MIGRACIONIT përgatiti listë si vijon:
LISTA
e informacioneve me karakter publik
1. Baza e të dhënave të hapur për opinion:
-Adresar për klubet e mërgimtarëve, asociacionet dhe qendrat islamike (xhamitë) nga Maqedonia;
-Profili i organizatave të mërgimtarëve nga Maqedonia (në përgatitje);
-Adresar për mediat e mërgimtarëve nga Maqedonia;
http://www.makemigration.com/shqip/Kontakti/kontakti.asp

– Lista e mërgimtarëve nga Maqedonia të cilët kanë investuar në Republikën e Maqedonisë ;
– Adresar për mërgimtarët nga Maqedonia, biznismenët dhe menaxherët dhe për investitorët potencial në Republikën e Maqedonisë (në përgatitje);
– Të dhënat statistikore për numrin dhe strukturën e mërgimtarëve nga Maqedonia në disa shtet të botës.(kontrollim tabelar);http://www.makemigration.com/statal/STATAL.htm

– Faqet e mërgimtarëve, ku mërgimtarët dhe organizatat e tyre kanë mundësi t’i shpallin aktivitetet dhe veprimtaritë e tyre;
http://www.makemigration.com/strani/?setlang=al&args=group%3D16&mainmenu=161&submenu=-2&page=vest&type=static

-Letrat dhe shpalljet e mërgimtarëve nga Maqedonia.
http://www.makemigration.com/iselenistvo/?setlang=al&args=group%3D128&mainmenu=254&submenu=-2&page=vest&type=static

-Ligjet e Maqedonisë në interes të mërgatës (në veçanti ligjet ekonomike), një pjesë e tyre të përkthyer në gjuhën shqipe
http://www.makemigration.com/iselenistvo/?setlang=al&args=&mainmenu=251&submenu=-2&page=Legjislatura&type=dynamic2.

Veprimtaritë propagandistike-informative të Agjencisë e Migracionit në vendet e jashtme.
3. Materialet propagandistike-informative të Agjencisë e Migracionit, të përpunuara me bartje digjitale të medias, si dhe në forma të shtypura (libra, broshura dhe ngj.)
Agjencia e Migracionit, për persona zyrtar të cilët do të ndërmjetësojnë në realizimin e të drejtës për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik, ka përcaktuar nëpunëset shtetërore si vijojnë:

– Dora Angellova, Udhëheqëse e seksionit për informim, në kontakt telefoni: 3 118-633 dhe faks 3 118-539 dhe posta elektronike dora@minisel.gov.mk

– Violeta Sekullova, Udhëheqëse e sektorit për çështje juridike, ekonomike dhe të përgjithshme, në kontakt telefoni: 3 211-909 dhe faks 3 118-539 dhe posta elekronikevikis@minisel.gov.mk

Vërejtje: Qytetarët e Republikës së Maqedonisë mundet te marrin informacione me karakter publik që e ka përgatitur Agjencia e Migracionit, me plotësim të formularit –Kërkesë për qasje të lirë deri te informacionet me karkter publik, të cilët mundet të e marrin në arkivën e Agjencisë ose me klikimin këtu.

Lajmërim:

KOMISIONI PËR MBROJTJEN E TË DREJTËS PËR QASJE TË LIRË DERI TE INFORMACIONET ME KARAKTER PUBLIKE ,,KAM TË DREJTË TË DI”

28 SHTATORI –DITA NDËRKOMBËTARE PËR QASJE TË LIRË DERI TE INFORMACIONET

Më 28 shtator të vitit 2002 përfaqësuesit e organizatave joqeveritare nga tërë bota, në mes të cilëve edhe nga Maqedonia, lobistët dhe mbrojtësit e idesë për lirinë në informim, në mbledhjen e mbajtur në Sofje të Bullgarisë, formuan Rrjet të mbrojtëseve për lirinë e informimit. Në takimin është kontraktuar që të gjitha vendet e rrjetit të bashkëpunojnë për promovimin e të drejtës së qasje deri te informacionet, si dhe për punën transparente të organeve dhe institucioneve të cilët posedojnë informacione me karakter publik.

Qëllimet kryesore të rrjetit janë: promovimi dhe miratimi i ligjeve për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik në vendet ku mungon legjislatura të tillë, si dhe mbështetja në zbatimin e ligjeve në vendet të cilët tani më posedojnë legjislatura të tillë në këtë lëmi.

Mbrojtësit për lirinë në informim, në takim propozuan që ditën e 28 shtatorit të jetë ditë ndërkombëtare ,,KAM TË DREJT TË DI”, i cili do të simbolizojë veprimin globale për promovimin e të drejtës së qasjes së lirë deri te informacionet. Qëllimi i kësaj dite është ngritja e vetëdijes për të drejtën e informimit, ose cila është me rendësi të njejtë edhe për vendet në tranzicion dhe për vendet në zhvillim të demokracisë.

Komisioni për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë deri te informacionet me karakter publik edhe këtë vit do të jap kontribut aktiv për shënimin e kësaj dite ,,KAM TË DREJTË TË DI”, Në bashkëpunim me fondacionin e Institutit të hapur shoqëror – Maqedoni dhe në gazetat e përditshme në gjuhën maqedonase ,,Vest”, ,,Vreme” dhe ,,Utrinski Vesnik”, si dhe në gazetën në gjuhën shqipe ,,Lajm”, më 28 shtator do të bëjnë shpallje në faqe të posaçme me përmbajtje të përshtatshme dhe të përkushtuar për këtë ditë.

Si persona të obliguar për ndërmjetësim me informacionet me karakter publike, Ju lutemi, në kuadër të mundësive dhe në mënyrë më adekuate të kyçen në shënimin e kësaj dite ndërkombëtare ,,KAM TË DREJTË TË DI”, me çka do të jepni kontribut aktiv për ngritjen e vetëdijes tek qytetarët për të drejtën e qasjes deri te informacionet me karakter publik në vendet e juaja.

Nga Komisioni