Historike: Shkëndija fiton Kupën e Maqedonisë

Skuadra shqiptare ka fituar Kupën e Maqedonisë, duke siguruar pjesëmarrjen për edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve

Skuadra shqiptare, Shkëndija e Tetovës ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Kuqezinjtë kanë fituar Kupën e Maqedonisë, duke mundur në finale, Rabotniçkin me rezultat 2:0, shkruan albinfo.ch.

Finalja u zhvillua në Stadiumin “Filipi II” në Shkup dhe foli e gjitha për ekipin tetovar, që zhbllokoi shifrat pas tetë minutave lojë me Radeskin. Suksesi i Shkëndijës u vulos nga goli i dytë i brazilianit, Junior, në minutën e pestë të kohës shtesë.

Kjo solli gëzim të papërshkueshëm te lojtarët e ekipit shqiptar, banka rezervë dhe tifozët “Ballistët” që krijuan atmosferë të jashtëzakonshme. Ky triumf i mundëson Shkëndijës të garojë edicionin e ardhshëm në Ligën e Evropës.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*