FORUM I BIZNESMENËVE DHE INVESTITORËVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË NGA DIASPORA

FTESË PËR PJESËMARRJE NË FORUMIN E BIZNESMENËVE DHE INVESTITORËVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË NGA DIASPORA

21 korrik 2016

Të nderuar,

Ju njoftojmë se më 21 korrik të vitit 2016, në Amfiteatrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Agjencioni për Migracion në bashkëpunim me organizatën  e “Maqedonia 2025” do të mbahet “Forum i biznesmenëve dhe investitorëve në Republikën e Maqedonisë nga diaspora”, në të cilën do të shqyrtohen përparësitë  dhe sfidat gjatë investimit në Republikën e Maqedonisë.

Të gjithë investitorët ekzistues dhe potencial  nga Diaspora i ftojmë të marrin pjesë aktive në “Forumin e biznesmenëve dhe investitorëve në Republikën e Maqedonisë nga diaspora”, që të paraqiten në adresën elektronike të Agjencionit për Migracion: info@minisel.gov.mk.

Afati i paraqitjes për pjesëmarrje  është deri më 10 korrik.

Për informata më të hollësishme paraqiteni në tel. 02 3218 631 ose në ueb-faqen e “Maqedonia2015” www.macedonia2025.com.

Përgatiti, Biljana Kostova, udhëheqëse  e sektorit për avancimin dhe mbajtjen e lidhjeve me mërgimtarët nga Maqedonia.

 

Drejtor

Vasil Naumov

———————

PROGRAMI

FORUM I BIZNESMENËVE DHE INVESTITORËVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË NGA DIASPORA

21 KORRIK 2016

Ministria e Punëve të Jashtme (Amfiteatër)

Kryesues:

Antari i këshillit të drejtorëve të Maqedonia2025

Organizator:

Agjencia për Migracion

Maqedonia2025

AGJENDA PRELIMINARE

9:00-10:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve

10:00-10:15 Fjalim përshëndetës

10:15-11:15 Paneli 1: Prezantimi i investitorëve të suksesshëm nga diaspora në industritë e ndryshme

11:15-11:30 Pushim për kafe

11:30-12:30 Paneli 2: Prezantimi i përvojës të investitorëve nga diaspora (përparësitë dhe sfidat)

12:30-13:30 Pushimi për ushqim

13:30-14:30 Paneli 3: Përfundimet dhe hapat e mëtejmë për tërheqjen e investitorëve nga diaspora.

Paraqitja:info@minisel.gov.mk më së voni deri në 10 korrik.

Për më shumë informata:

Tel. 023218 631,

E-mail: maja.s@macedonia2025.com,

www.macedonia2025.com

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*