E drejta e votës

E drejta e votës për personat të cilët gjenden jashtë vendit
HYRJE

Përafërsisht 150 deri 200 milionë njerëz jetojnë jashtë vendeve të tyre, gjegjësisht jashtë njësive zgjedhore. Disa prej tyre i kanë lëshuar shtëpitë jo me vullnetin e tyre, por për shkak të krizave humanitare dhe luftarake, ndërsa të tjerët kanë migruar vullnetarisht, por akoma këto njerëz vazhdojnë t’i paguajnë tatimet dhe të kontribuojnë për ekonomin e vendeve të tyre. Kjo analizë studion për të drejtën dhe rritjen e numrit të këtyre njerëzve. Ashtu siç rritet numri i vendeve të cilët lejojnë për votim “personat që mungojnë” procedurat dhe legjislacionet nacional dallohen për nga vëllimi i përmbajtjeve. Ekzistojnë mekanizma për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe përpjekje për zgjedhje standarde dhe për ndihmë pjesshme në këtë çështje.

 

SHQYRTIMI I LEGJISLATURËS ZGJEDHORE TË REPUBLIKËS SË BULLGARISË DHE MËNYRA TË CILËT SHTETASIT BULLGAR QË JANË JASHTË VENDIT E REALIZOJNË TË DREJTËN E VOTËS

Republika e Bullgarisë si një vend me traditë emigrimi që i përkushton kujdes migracionit. Atë përkujdesje e realizon në nivel shtetërorë, përmes Agjencisë shtetërore për shtetësitë bullgarë që gjenden jashtë vendit (të cilëve ju ndihmon në zhvillim kulturor- bashkëqytetarëve që janë jashtë vendit, ndërmjetëson gjatë marrjes së shtetësisë etj.) edhe Ministria e Punëve të Jashtme. Në pajtim me legjislaturën juridike të këtij vendi, shtetasit bullgarë të cilët nuk posedojnë vendbanim në Republikën e Bullgarisë, kanë të drejtë të votojnë në vendet ku ato jetojnë. Ky grup i shtetasve të drejtën për të votuar mund të e realizojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Republikës së Bullgarisë.

 

Legjislatura zgjedhore e Republikës së Kroacisë dhe mënyra të cilët shtetasit kroat që janë jashtë vendit mund të realizojnë të drejtën e tyre zgjedhore

Duke marrë parasysh faktin e shpërnguljes së qytetarëve të Kroacisë. Kroacia njihet si një vend me traditë të pasur për kujdesen e mërgimtarëve në nivel më të lartë. Në pajtim me dispozitat ligjore, shtetasit kroat të cilët posedojnë vendbanim jashtë vendit u jepet e drejta për të votuar në Përfaqësitë diplomatike konsullare të Republikës së Kroacisë edhe në ato vende ku jetojnë. Të drejtën e tyre për të votuar jashtë vendit mundet të realizojnë në zgjedhje për përfaqësues të Kuvendit dhe në zgjedhje për kryetar të shteti.