DIASPORA GJATË KËTIJ VITI NË MAQEDONI SOLLËN 1.18 MILIARD EURO

Nga fillimi i muajit janar deri në fund të shtatorit, në Maqedoni kanë hyrë rreth 1 miliard e 180 milionë euro, mjete të mërgimtarëve. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Popullore e Maqedonisë (BPM).

Sipas të dhënave të saj, më së shumti mjete kanë hyrë në muajt korrik dhe gusht, 170 milionë euro dhe 155,3 milionë euro, ndërsa në muajt e tjerë, kjo shumë e mjeteve sillet prej 96 milionë deri në 140 milionë euro.

Sipas BPM-së, transfertat private të të hollave shënojnë rritje në tre kuartalet e para të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*